Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Digjet autobusi në qendër të Romës

Digjet autobusi në qendër të Romës

Një autobus i pasagjerëve u kaplua nga zjarri dhe shpërtheu në zemër të Romës.

Lajmin e kanw publikuar nw media sociale dëshmitarët, ku postuan fotografi me tym të zi qw kishte kapluar qendrën e qytetit.

Autoriteti i transportit lokal Atac tha se shoferi dhe pasagjerët arritën të evakuohen nga autobusi, i cili u ndal në afërsi të shatërvanit popullor Trevi, para se flakët të shpwrthenin. Askush nuk ishte plagosur.

Në vitin 2017, rreth 20 autobusë të Romës u shkatërruan ose u dëmtuan nga zjarret.

Mediat italiane kanë fajësuar autobusët e vjetër të Romës dhe në mirëmbajtjen e dobët. Atac, i cili po lufton mbi një mal të borxheve, thotë se ka ngritur punën e riparimit dhe po e trajton problemin.

Një ish-kreu i Atac tha vitin e kaluar se kompania ishte mbytur me rreth 1.3 miliardë euro (1.54 miliardë dollarë) borxhe dhe se duhej të deklaronte falimentimin.

Sipas një raporti të brendshëm të Atac, 36 për qind e të gjithë autobusëve të kompanisë janë në garazhe sepse ato janë shkatërruar. /MESAZHI/

Exit mobile version