Ballina Lajmet Shqipëri Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë

Digjet banesa, vdesin dy të rinj shqiptarë në Belgjikë

Fund tragjik për dy shqiptarë në Belgjikë. Mësohet se ata kanë humbur jetën në Belgjikë, pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre, shkruan topchannel.

Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur dy të rinj, Pelivan Hysaj (24 vjeç) nga Berati dhe Venedik Pirushi (23 vjeç) nga Durrësi.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e premte.

Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.

Exit mobile version