Ballina Lajmet Kosovë Digjet ndërtesa me turistë kosovarë në Velipojë, ka shumë të lënduar

Digjet ndërtesa me turistë kosovarë në Velipojë, ka shumë të lënduar

Një banesë në Velipojë është përfshirë nga zjarri, ku raportohet edhe për shumë të lënduar.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes tregojnë se në ndërtesë kishte edhe turistë kosovarë.

Dëshmitarë për Indeksonline janë shprehur se janë dy viktima nga shpërthimi, mirëpo ende zyrtarisht kjo informatë nuk është dhënë nga autoritetët përkatëse.

Mësohet se arsyeja e shpërthimit të zjarrit është bombola e gazit e gatimit e cila gjendej në katin e parë të ndërteses, përkatësisht restaurant.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin, shkruan Indeksonline.

Bilanci i fundit tregon se janë të lenduar 30 persona ku në mesin e tyre ka të lenduar rëndë.

Zjarri tashmë ka filluar të shuhet mirëpo janë katër persona me djegie të rëndë.

Me helikopterë të lënduarit janë dërguar në spitalin e Tiranës.

Në redaksinë e Indeksonline kanë arritur shumë video nga vendi ngjarjes por për shkak të pamjeve të rënda nuk janë publikuar.

Exit mobile version