Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dijetarët muslimanë thirrje për lirimin e Rached Ghannouchit dhe të burgosurve politikë...

Dijetarët muslimanë thirrje për lirimin e Rached Ghannouchit dhe të burgosurve politikë në Tunizi

Rached Ghannouchi

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë u kërkoi autoriteteve tuniziane që të lirojnë nga burgu ish-kryetarin e parlamentit Rached Ghannouchi dhe të burgosurit politikë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Unioni tha se të drejtat individuale dhe kolektive janë bazat e Sheriatit Islam dhe një gur themeli në zhvillimin e kombit musliman.

Ai u bëri thirrje dijetarëve muslimanë në mbarë botën që të veprojnë urgjentisht për të hequr padrejtësinë kundër Ghannouchit dhe të burgosurve të tjerë politikë në Tunizi.

Një gjykatë tuniziane dënoi Ghannouchin, i cili është një nga kundërshtarët kryesorë të presidentit Kais Saied, me një vit burg më 15 maj, për akuza të lidhura me terrorizmin, pasi ai u arrestua më 17 prill me akuzat për komplot kundër sigurimit shtetëror.

Dënimi erdhi në mes të një fushate kundër kritikëve të Saiedit, duke i akuzuar ata si pjesë e një komploti kundër sigurisë së shtetit.

Ghannouchi është mes dhjetëra kundërshtarëve politikë të presidentit, duke përfshirë ish-zyrtarë të lartë dhe figura të biznesit, të cilët janë arrestuar që nga shkurti, duke shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.

Ghannouchi shërbeu si kryetar i parlamentit, partia e të cilit, Ennahdha, ishte më e madhja përpara se të shpërndahej nga Saied në korrik 2021, pas së cilës ai rrëzoi qeverinë.

Exit mobile version