Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Senatori amerikan: Raketat balistike të Iranit mund të mposhtin sistemin e mbrojtjes...

Senatori amerikan: Raketat balistike të Iranit mund të mposhtin sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se raketat balistike të Iranit mund të mposhtin sistemin e mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt” të Izraelit, transmeton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Graham dha një intervistë për “Jerusalem Post”, ku ofroi vlerësimet e tij mbi ngjarjet aktuale.

Graham pohoi se përpjekjet e Iranit për të ringjallur programin e tij të raketave balistike përbëjnë një “kërcënim serioz”, ashtu si programi bërthamor i Teheranit.

Graham deklaroi se një nga temat që pritet të diskutohet gjatë vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në SHBA më vonë këtë muaj, në takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, është programi i raketave balistike të Iranit, duke shtuar se raketat balistike të Teheranit përbëjnë një “kërcënim” për Izraelin.

Kur u pyet për kritikat nga zyrtarët izraelitë se Presidenti Trump është përqendruar aq shumë në programin bërthamor të Iranit saqë nuk e ka trajtuar çështjen e raketave balistike, Graham tha: “Kjo po ndryshon. Ne nuk mund ta lejojmë Iranin të prodhojë raketa balistike sepse ato mund të mposhtin Kupolën e Hekurt. Ky është një kërcënim i madh.”

I njohur për lidhjet e tij të ngushta me lobit pro-Izraelit në SHBA, Graham komentoi: “Çdo gjë që dobëson Izraelin dobëson Amerikën. Izraeli është një aleat i madh. Kur shteti hebre kërcënohet nga Irani, edhe Amerika kërcënohet nga Irani.”

– “Nëse nuk i braktisin armët, Izraelit duhet t’i lejohet të shkatërrojë Hamasin.”

Graham pohoi se Hamasi duhet të çarmatoset, duke deklaruar: “Jepni (Hamasit) 60 ditë. Nëse nuk çarmatosen, Izraelit duhet t’i lejohet t’i shkatërrojë ata.”

Graham, i cili tha gjithashtu se Hezbollahu duhet të çarmatoset, pohoi se “shkatërrimi i Hezbollahut do t’u shërbente interesave të Shteteve të Bashkuara”.

Exit mobile version