Ballina Sport Futboll Diogo Jota rinovon kontratën me Liverpool

Diogo Jota rinovon kontratën me Liverpool

Liverpool ka arritur marrëveshje me Diogo Jota.

Ylli portugez, Jota ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Liverpool, bën të ditur faqja zyrtare e klubit, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Jota ka nënshkruar një kontratë ‘afatgjate’ me ‘Reds’, për të zgjatur kontratën që e firmosi në vitin 2020, kur transferohej nga Wolverhampton.

“Jam krenar, duhet të them. Dukshëm, prej kur erdha këtu dy vite më parë, unë e gjeta veten mirë si lojtar i rëndësishëm në këtë skuadër – kjo është çfarë doja qysh nga fillimi”, ka thënë Jota.

“Tani, nënshkrimi i një kontrate afatgjate, është e qartë nga perspektiva e klubit dhe dëshmi në besimin që kanë në mua si lojtar. Për mua, qartë është përshtatje e mirë dhe do të jem këtu për disa kohë”, shtoi portugezi.

Exit mobile version