Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Diplomohet pas 13 vitesh themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg

Diplomohet pas 13 vitesh themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg

Bashkëthemeluesi i rrjetit më të madh social në botë Facebook, Mark Zuckerberg, është diplomuar në Universitetin e Harvardit nga i cili ishte larguar vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zuckerberg, i cili ka studiuar inxhinieri kompjuterike dhe psikologji në njërin nga institucionet më prestigjioze arsimore në SHBA, Universitetin e Harvardit, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit 13 vite pasi kishte braktisur atë në vitin 2004 teksa ishte në vitin e dytë të studimeve.

Zuckerberg, i cili ka marrë diplomën e tij gjatë ceremonisë, në Facebook ka shkruar: “Nëna ime, gjithnjë të kisha thënë se do të kthehesha dhe do të diplomohesha”.

Ai kishte braktisur studimet për t’i dhënë rëndësi rrjetit social social Facebook të cilin e themeloi derisa ishte student në Harvard. Me pasurinë prej 65 miliardë dollarësh, Zuckerberg është miliarderi më i ri dhe personi i pestë më i pasur në botë.

Nga ana tejtër, me vlerën e tregut prej rreth 446 miliardë dollarësh, Facebook është kompania e pestë më me vlerë në botë, pas gjigantëve si Apple, Google, Microsoft dhe Amazon.

Ndërkaq, njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, themeluesi i Microsoft, braktisi Universitetin e Harvardit në vitin 1975, ndërsa në vitin 2007 nga universiteti ka marrë titullin Doktor Honoris Causa.

Exit mobile version