Ballina Kuriozitete Disa njerëz kanë shikim më të shpejtë

Disa njerëz kanë shikim më të shpejtë

Në këtë kategori bëjnë pjesë sportistët, të cilët kanë edhe reflekse të menjëhershme

Shikimi shumë i shpejtë mund të jetë çelësi i suksesit dhe veçantia në talent që kanë disa njerëz. Këtu mund të renditen sportistë, të cilët kanë kapacitetin të përceptojnë më shumë inpute vizive në sekondë, duke rezultuar kështu më efikasë në performancat që kanë të bëjnë me shpejtësinë.

Një studim i Universitetit “Trinity College” i Dublinit dhe i publikuar në revistën “Plos One” shpjegon se shpejtësia me të cilën shikimi ynë percepton botën përkufizohet me termin rezolucion kohor, dhe në një farë mënyre i ngjan komandës “refresh” me të cilën përditësohet ekrani i komputerit. Studiuesit vëzhguan një grup prej rreth 100 vullnetarësh në testin e perceptimit viziv, dhe rezultoi shumica e tyre nisin të shohin dritën në një frekuencë prej 35 luhatjesh në sekondë, ndërsa të tjerë kur kjo arrin në 60 herë në sekondë.

Sipas tyre, kjo mund të shpjegojë diferencat individuale në shpejtësinë e perceptimit dhe sa evidente mund të bëhen këto në situata të tilla kur syri percepton objekte në levizje. Kjo nënkupton se disa njerëz pra kanë avantazh në krahasim me disa të tjerë, pasi shikimin e kanë më të ndjeshëm e me të shpejtë, dhe rrjedhimisht edhe reflekset janë të tilla.

Exit mobile version