Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Disa të vrarë nga sulmi izraelit në Baalbek të Libanit

Disa të vrarë nga sulmi izraelit në Baalbek të Libanit

Disa persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit mbi një ndërtesë banimi në qytetin Baalbek, në lindje të Libanit.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve National News Agency (NNA), e cila raportoi se ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin familjet e bllokuara nën rrënoja.

Ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. /mesazhi

Exit mobile version