Ballina Arritje Teknologji Discord do të detyrojë përdoruesit të ndryshojnë emrat

Discord do të detyrojë përdoruesit të ndryshojnë emrat

Synimi me etiketat me katërt shifra ishte që të lejoheshin përdoruesit të zgjedhin çfarëdo emër përdoruesi që dëshirojnë por një gjë e tillë tashmë ka ngecur teknikisht sipas Discord.

Discord ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën sesi identitetet funksionojnë në platformë, një lëvizje e cila do të detyrojë shumicën e përdoruesve të ndryshojnë emrin e përdoruesit.

Deri më sot kompania shtonte etiketa katër shifrore si mënyrë për të dalluar njerëzit me të njëjtin emër përdoruesi.

Por sistemi i ri do ti japë të gjithëve një emër unik përdoruesi njëlloj si Twitter, Instagram dhe shërbime të tjera.

“E gjithë ideja e këtyre ndryshimeve është sepse ne duam ta bëjmë shumë të lehtë për të gjithë ju dhe përdoruesit e rinj që po vinë në Discord të lidhen me njëri-tjetrin,” shkruante bashkëthemeluesi Stanislav Vishnevskiy.

“Ne e dimë se emri juaj i përdoruesit dhe identiteti janë të rëndësishëm dhe kuptojmë se mund të mos e pëlqeni këtë ndryshim apo të mos jeni dakord.”

Synimi me etiketat me katërt shifra ishte që të lejoheshin përdoruesit të zgjedhin çfarëdo emër përdoruesi që dëshirojnë por një gjë e tillë tashmë ka ngecur teknikisht sipas Discord.

Kompania tha se emrat e përdoruesit janë tepër të komplikuar për njerëzit që të mbahen mend. Sistemi i ri do të aplikohet në javët në vijim dhe përdoruesit do të marrin një mesazh për të mësuar se kur duhet ta ndryshojnë.

Exit mobile version