Te nderuar qytetarë,
Ne, familja Kryeziu, distancohemi publikisht nga deklarata e papjekur e vëllait tonë, Kadri Kryeziu. Fatkeqësisht, me këtë deklaratë, ai nxit tensione fetare mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke u ngritur kundër fesë Islame, ku sipas statistikave 94% e popullsisë janë myslimanë, dhe e fton këtë komunitet për revansh. Kjo shkel ligjet e Republikës së Kosovës, ligje për të cilat ai vetë ka qenë pjesëmarrës dhe bashkë-hartues.
Si politikan, ai deklaron se jemi shtet laik, por në praktikë përzihet në çështje fetare, duke treguar injorancë totale dhe mungesë njohurie, pasi nuk ka lexuar asnjë faqe për fe.
I kërkojmë falje vëllezërve myslimanë në Kosovë për fyerjet e shkaktuara nga vëllai ynë dhe ftojmë drejtësinë kosovare të veprojë në përputhje me ligjin për ata që fyen komunitetet dhe nuk respektojnë tolerancën fetare.
Prizren, 2.11.2025
Nga: Bedri Kryeziu
