Ballina Sport Distria Krasniqi mposht kampionen olimpike dhe siguron finalen

Distria Krasniqi mposht kampionen olimpike dhe siguron finalen

Lajme të mira vijnë për Kosovën nga Abu Dhabi.

Distria Krasniqi bëhet xhudistja e tretë që siguron finalen e madhe në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Krasniqi në luftën për finale ka mposhtur xhudisten nga Argjentina në kategorinë deri 43 kilogramë, Pareto Paula, e cila ka qenë kampione olimpike në Rio në vitin 2016.

Në finalen për medaljen e artë, Krasniqi do të takohet me xhudisten nga Mongolia, Urantesteseg Munkhbat./Lajmi.net

Exit mobile version