Protestat studentore vijojnë edhe këtë të martë para Ministrisë së Arsimit, ku një grup protestuesish janë mbledhur në ditën e 14-të të tubimeve.
Deri më tani, situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente.
Një ditë më parë, protesta u shoqërua me tensione, pasi disa prej protestuesve hodhën gurë drejt Ministrisë së Arsimit. Më pas, ata u zhvendosën në bulevardin para Kryeministrisë, ku vijuan protestën e tyre. /panorama
