Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Djali i Morsit: Babai u vra nga qeveria e Egjiptit

Djali i Morsit: Babai u vra nga qeveria e Egjiptit

Biri i ish-presidentit të ndjerë i akuzoi disa zyrtarë të tanishëm egjiptianë si përgjegjës për vdekjen e babait të tij.

Djali i ish-presidentit të vdekur, Mohamed Morsi, ka akuzuar presidentin aktual Abdel Fattah el-Sisi dhe një numër të zyrtarëve të tjerë për “vrasjen” e babait të tij, njofton Klan Kosova.

Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, i cili u arrestua pasi u rrëzua në një grushtshteti ushtarak të udhëhequr nga el-

Sisi në vitin 2013, vdiq të hënën, ndërsa ishte në gjyq në një gjykatë në Kajro për akuzat e spiunazhit.

Në një post në Twitter të enjten, djali i Morsi, Abdullah, përmendi emrat e disa zyrtarëve të cilët ai i quajti “partnerët” e el-Sisit “për vrasjen e presidentit martir”.

Ai veçanërisht akuzoi ministrat aktualë të brendshëm Mahmoud Tawfiq dhe Magdy Abdel Ghaffar, raporton Al Jazeera.

Autoritetet egjiptiane ende nuk i kanë komentuar kwto pretendime tw djalit të Morsit.

Në kohën e vdekjes së tij, Morsi – një anëtar kryesor i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit që fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit në 2012 – u përball me një mori akuzash ligjore, të cilat ai, së bashku me grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe vëzhgues të pavarur, thanë se ishin të motivuara politikisht.

Exit mobile version