Ballina Lajmet Kosovë Dogana kthen një automjet me dinar serb në Jarinje

Dogana kthen një automjet me dinar serb në Jarinje

Në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, është kthyer një automjet i cili bartte një shumë të parave të valutës dinar serb, raporton teve1.info

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se personat që bartnin paratë ishin prezantuar si përfaqësues të “Komercijalna Banka”, e cila tashmë është e mbyllur.

“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjes janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur. Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme, të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës poashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, ka thënë Stavileci.

Exit mobile version