Ballina Sport Futboll Dortmundi merr fitore të rëndësishme ndaj Copenhagen

Dortmundi merr fitore të rëndësishme ndaj Copenhagen

Ka përfunduar ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe skuadrës së Copenhagen, ku nikoqirët kanë arkëtuar pikët e plota nga kjo ndeshje.

Fitorja e parë e fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve i takon skuadrës së Dortmundit, e cila e ka mposhtur si vendase Copenhagen, përcjell KosovaPress.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Signal Iduna Park”, Dortmundi e mposht me rezultat 3:0 skuadrën e Copenhagen.

Golashënues te skuadra gjermane ishin Marco Reus (minuta e 35’), Raphael Guerreiro (minuta e 42’) dhe Jude Bellingham (minuta e 83’).

Me këtë fitore, Dortmundi tani merr kreun e Grupit G, grup ky në të cilin gjenden edhe Manchester City dhe Sevilla.

Rezultati final, 3:0 në favor të Dortmundit.

Exit mobile version