Ballina Sport Futboll Dortmundi siguron kualifikimin, Milani në vështirësi

Dortmundi siguron kualifikimin, Milani në vështirësi

Dortmund ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët mposhtën Milanin në “San Siro” me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve.

Golat për Dortmundin i shënuan Reus në minutën e 10-të, Bynoe-Gittens në minutën e 56-të dhe Adeyemi në minutën e 59-të.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Chukuwueze në minutën e 37-të.

Dortmundi siguron vendin e parë me 10 pikë, 7 ka Newcastle në vendin e dytë , PSG ka 6 pikë në vendin e tretë derisa Milani është e fundit me 5 pikë.

Vendi i dytë mbetet i mundshëm për të tri skuadrat në xhiron e fundit.

Exit mobile version