Ballina Lajmet Kosovë Dragashi, Istogu dhe Kamenica pezullojnë mësimin për shkak të borës

Dragashi, Istogu dhe Kamenica pezullojnë mësimin për shkak të borës

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dje komuna e Dragashit dhe më pas e Istogut morën vendim që mësimi nuk do të mbahet sot, derisa dita e humbur do të kompensohet.

Po, ashtu edhe komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se në të gjitha nivelet shkollore, sot nuk do të ketë mësim, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, e me reshje të borës shoqëruar nga stuhi të forta, kështu shumë zona po kanë tashmë probleme edhe me energji elektrike.

Exit mobile version