Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dramatike! Burri ngeci midis dy shkëmbinjve për katër ditë

Dramatike! Burri ngeci midis dy shkëmbinjve për katër ditë

Një operacion dramatik shpëtimi për të çliruar një njeri që kishte ngecur mes shkëmbinjve u nxor nga autoritetet në një xhungël në Batambang, Kamboxhia. Sipas policisë, Sum Bora rrëshqiti mes shkëmbinjve të dielën, teksa u përpoq të kapte elektrikun e dorës, i cili i kishte rënë nga duart.

Burri kishte dalë në xhungël për të mbledhur feçe lakuriqësh, i përdorur nga fermerët në zonë si pleh. Sipas Associated Press, familja e tij ishte e shqetësuar kur ai nuk u kthye pas tre ditësh dhe filloi ta kërkonte.

Vëllai i tij më në fund e gjeti atë dhe njoftoi autoritetet. U rekrutuan rreth 200 shpëtimtarë, të cilët filluan të gërmojnë shkëmbinjtë rreth 28-vjeçarit me shumë kujdes.

Pas rreth 10 orësh përpjekje, ata më në fund patën mundësi të zhbllokojnë Sum Bora dhe ta çojnë në spital. Edhe pse ishte veçanërisht i dobët, ai nuk pësoi lëndime serioze./tch

Exit mobile version