Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 4,133 mostra të testuara janë regjistruar 836 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Përveç kësaj gjithashtu janë shëruar edhe 700 pacientë për shqetësuese është vlerësuar numri i vdekjeve që po vazhdon të jetë i lartë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 85.334 raste nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.813 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 700 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 70.587 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.934.Në anën tjetër, Klinika Infektive ka shpenzuar të gjitha kapacitetet me shtretër për trajtimin e rasteve me koronavirus dhe kështu kapacitetet spitalore janë tejkaluar.
Si pasojë e kësaj, profesionistët shëndetësorë kanë kërkuar shtrëngim të masave anti-Covid në Kosovë në mënyrë që t’iu mundësohet trajtimi i pacientëve, hospitalizimi i të cilëve është i domosdoshëm.
Gjithashtu, në krizën e rasteve të shumta ditore me COVID-19, Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid kur vendet e rajonit kanë proceduar me fillimin e vaksinimit të popullësisë.