Ballina Lajmet Maqedoni “Drejtësi për Almirin”, paralajmërohet protestë në Shkup

“Drejtësi për Almirin”, paralajmërohet protestë në Shkup

Më datë 21 mars janë paralajmëruar protesta të reja në Maqedoni, kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e Almir Aliut.

Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale ‘vrasje’ në ‘aksident trafiku’.

Kështu i akuzuari për vrasjen e Almirit, Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u la i lirë po atë ditë kur u mor ky vendim. Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë. Së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda. Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkuan drejtësi për këtë rast.

Ngjarja tragjike ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 ku i akuzuari Boban Iliq me veturën e tij të tipit “Mercedes C200”, goditi vogëlushin dhe nënën e tij, nga i cili aksident mbeti i vdekur 4 vjeçi.

Për këtë vepër akuzohen Boban Iliq, për shkaktim të aksident trafikut dhe Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri Abdulla Aliu akuzohen për dhunë.

Jashtë akuzës për dhunë mbeti Bojan Iliq, për të cilin prokuroria tha se ai ka përdorur dhunë në vetëmbrojtje. Seanca e radhës do të vazhdojë më 2 prill

Exit mobile version