Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë do të restaurojë dy xhami...

Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë do të restaurojë dy xhami në Maqedoninë e Veriut

Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, do të realizojë restaurimin e Xhamisë Haxhi Balaban në Shkup dhe Xhamisë së Larme në Tetovë, në kuadër të protokollit të bashkëpunimit të nënshkruar me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), raporton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë, Sinan Aksu, pas nënshkrimit të protokollit, theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe restaurimit të veprave të trashëgimisë osmane jo vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku gjenden veprat e kësaj periudhe.

“Nën drejtimin që ka treguar presidenti ynë Recep Tayyip Erdogan dhe me mbështetjen e pakufishme të ministrit tonë, Mehmet Nuri Ersoy, përveç tre veprave që kemi përfunduar në Maqedoninë e Veriut në vitet e kaluara, sot nënshkruam protokollin për të restauruar edhe dy vepra vakëfe. Dëshiroj që ky projekt të ketë rezultat të bekuar dhe të suksesshëm”, tha Aksu.

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Turqinë dhe falënderoi për përkushtimin ndaj restaurimit të trashëgimisë osmane.

Ai shprehu shpresën se projekti i nënshkruar të sjellë begati dhe të jetë i dobishëm.

Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit morën pjesë zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë dhe të BFI-së.

Exit mobile version