Ballina Sport Futboll Drita fillon punën për trajnerin e ri, joshet nga disa emra nga...

Drita fillon punën për trajnerin e ri, joshet nga disa emra nga Shqipëria

Bekim Isufi nuk është më trajneri i Dritës, pasi në katër ndeshje, ai mori tri humbje.

Trajneri që e shpalli Dritën kampion ishte në siklet javët e fundit, pasi pas ndeshjes me Lirinë, kishte debatuar me gazetar, çka e kishte vazhduar edhe pas ndeshjes me Llapin.

Ai e konfirmoi dorëheqjen pas ndeshjes me Llapin, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.

Cfarë është e vërteta Drita ka filluar të kërkojë trajner edhe më herët, ndërsa kishte kontaktuar Zekerija Ramadanin i cili pastaj nënshkroi me Feronikelin.

Kryesia e klubit dhe drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli, tashmë është vënë në aksion për ta marr trajnerin e ri.

Duke parë që shumica e trajnerëve të njohur kosovarë janë të zënë, atëherë fokusi do të jetë në Shqipëri.

Shpëtim Duro, shihet si emri më i mundshëm që ta marr drejtimin e Dritës.

Tekniku shqiptar ka bërë karrierë në shumë klube me emër si Skënderbeu, Partizani, Shkëndija e Vllaznia.

As tij vjen Ernest Gjoka. Ish-kampion me Kukësin, aktualisht i pa punë.

Ai është pëlqyer gjithmonë nga klubet kosovare, ndërsa ka qenë i hapur edhe vet që të vijë të punojë në Kosovë.

I treti në radhë është Gentian Mezani. Vlonjati së fundmi ka qenë te Laçi, ku ka pasur shumë sukses, duke e dërguar në kupat e Evropës.

Tashmë Drita ka filluar të mendojë për trajnerin e ri dhe në ditët në vijim, do ta marr vendimin, pasi në ndeshjen e radhës luan me Feronikelin.

Exit mobile version