Ballina Sport Futboll Drita në mesin e ekipeve pa humbje në Conference

Drita në mesin e ekipeve pa humbje në Conference

Drita është në mesin e gjashtë skuadrave që nuk kanë pësuar humbje në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Faqja zyrtare e “Conference League” ka publikuar një fotografi të martën që paraqet gjashtë skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar humbje.

Drita pas katër xhirove të para ka dy fitore dhe dy barazime. Fitoi ndaj Shelbournet dhe ndaj Shkëndijës së Tetovës, kurse barazoi me KuPS-in dhe Omonian.

Skuadra nga Gjilani ka tetë pikë në vendin e tetë.

Në Ligën e Konferencës garojnë 36 skuadra. Pas gjashtë xhirove të fazës së ligës, tetë të parat avancojnë direkt në një të tetën e finales.

Skuadrat prej vendit të nëntë e deri në vendin e 24-t avancojnë në plejofin e fazës nokaut. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të e deri në vendin e 36-të, eliminohen.

Skuadrat pa humbje në Ligën e Konferencës, pos Dritës janë Samsunspori, Strasbourgu, Rakowi, AEK Larnaca dhe Jagiellonia.

Deri në fund të stinorit të rregullt në Ligën e Konferencës, Drita do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje.

Më 11 dhjetor luan në “Fadil Vokrri” ndaj AZ Alkmaarit holandez, ndërsa më 18 dhjetor luan në udhëtim te Rayo Vallecano në Spanjë.

Exit mobile version