Ballina Arritje Teknologji Dropbox thotë se një haker ka aksesuar fjalëkalimet dhe 2FA-të e përdoruesve

Dropbox thotë se një haker ka aksesuar fjalëkalimet dhe 2FA-të e përdoruesve

Për fatin e mirë Dropbox thotë se nuk ka gjetur prova që hakeri të ketë aksesuar të dhënat e ruajtura në cloud të përdoruesve.

Dropbox konfirmoi se një haker ka aksesuar informacionet e konsumatorëve përfshirë e-mail-et dhe emrat e përdoruesve, numrat e telefonit, fjalëkalimet në formatin hashed, tokenët OAuth dhe informacionin e verifikimit me shumë faktorë.

Dropbox tha se ishte vënë në dijeni të aksesit të paautorizuar më 24 Prill. Deklarat e kompanisë konfirmon aksesimin e informacionit personal ndërsa besohet se është prekur vetëm infrastruktura Dropbox Sign dhe jo platformat e produktet e tjera të kompanisë.

Hetimi i cili ende vijon, thotë se hakërri kishte aksesuar mjetin e konfigurimit të sistemit të automatizuar përdorur nga Dropbox Sign dhe kompromentuar një llogari shërbimi përdorur për ekzekutimin e aplikacioneve dhe shërbimeve të automatizuara.

Për fatin e mirë Dropbox thotë se nuk ka gjetur prova që hakeri të ketë aksesuar të dhënat e ruajtura në cloud të përdoruesve.

Postimi në blog i Dropbox tregon se hetimi i tij është në vazhdim dhe se klientët e ndikuar duhet të presin të dëgjojnë nga ai brenda një jave.

Exit mobile version