Tej çdo konspiracioni, revolta popullore është tërësisht legjitime
Nëse e marrim të mirëqenë faktin se pas protestave të ashpra studentore janë duart të huaja, qofshin ato dhe pas protestave paqësore por tejet masive që shpërthyen në qershor, pse duhet të jenë domosdoshmërisht kundër Shqipërisë në BE, siç pretendon Rama.
Por sikur ato “duar” të jenë pikërisht vetëm kundër Ramës e jo Shqipërisë?
Fjala vjen, ato “duar” nuk duan që në Shqipëri të instalohet një shtet i kamufluar izraelit që më pas të jetë bela për Europën. Sepse, Sazani e Zverneci janë ndryshe, parë në kontekst të zhvillimeve të ethshme gjeopolitike, enklava izraelite që tentojnë t’i futen pykë Europës si dhe t’i dalin pas shpine Turqisë. Dhe dihet tashmë se ç’hesape ka Izraeli me një hapësirë si Europa që kurrë s’i ka dashur, ku dhe krijimin e një shteti izraelit në tokë palestineze e mbështeti si projekt pastrimi apo heqje qafe nga vetja të hebrenjve në shoqëritë e saj. Kjo do të thotë se një pol i fuqishëm izraelit në Ballkan do e shndërrojë dhe Europën në një Lindje të Mesme që nuk gjen rehat qyshse aty ka një shtet izraelit.
Ndaj dhe “duart” për të cilat flet Rama, të cilat nuk përbëjnë habi edhe po të jenë pas protestave, në qofshin kundër tij nuk janë domosdoshmërisht dhe kundër Shqipërisë. S’mund të ketë kurrë hajër nëse izraeliti të bëhet zot në shtëpinë tënde, siç Rama po kërkon ta bëjë, duke abuzuar rëndë me një thënie folklorike si ajo që “Shqipëria është e mikut dhe e Zotit”, shndërruar në kredo izraelizimi të vendit.
Nga ana tjetër, zemërimi shoqëror ndaj qeverisjes së tij, edhe pa “duar” është tërësisht i ligjshëm. Sepse nuk ka gjasë që nga një karakter arrogant të mos gjenerohen padrejtësi shoqërore. Dhe tej diskutimeve mbi terma zhvillimorë të Shqipërisë, do mjaftonin padrejtësitë e shumta shoqërore nën këtë qeverisje që zemërata popullore të shpërthente në zjarr flakë(siç). /tesheshi
