Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Duda: Putin po planifikon rikrijimin e Bashkimit Sovjetik

Duda: Putin po planifikon rikrijimin e Bashkimit Sovjetik

Presidenti polak, Andrzej Duda paralajmëroi se homologu i tij rus, Vladimir Putin planifikon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik dhe i bëri thirrje Evropës që të qëndronte e bashkuar kundër luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Duda e bëri thirrjen në një artikull me titull “Solidaritet përballë agresionit rus” botuar në numrin e fundjavës të gazetës franceze ”L’Opinion”.

”Plani i deklaruar haptazi i Putinit rikthen, në një formë ose në një tjetër, burgun e kombeve që ishte Bashkimi Sovjetik dhe sferen e tij e ndikimit në vendet e ish-bllokut të Lindjes për të lavdëruar komunizmin dhe Stalinin dhe për të sjellë ndarje midis evropianëve, familjeve dhe kombeve. Të perpiqesh të ndërhysh në procedurat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së është e rrezikshme”, paralajmëroi Duda.

”Fati i Evropës po vendoset në Ukrainë, ku lufta e pabesueshme dramatike po zhvillohet për të ardhmen e sigurt, lirinë, identitetin dhe reputacionin e të gjithë kontinentit”, shtoi ai.

“Koha e bisedimeve ka mbaruar. Tani duhet të tregohemi solidar dhe të ndërmarrim veprime të vendosura”, tha Duda.

“Ne e bëmë të qartë se një Evropë e bashkuar duhet të mbetet e hapur për të gjitha vendet dhe kombet që ndajnë vlerat e saj dhe se, për të gjithë ne, solidariteti i kombeve është një nga gurët e themelit të paqes, stabilitetit, zhvillimit, prosperitetit dhe qëndrueshmërisë”, shton presidenti polak. /atsh

Exit mobile version