Ballina Lajmet Duke kursyer monedha grumbulloi paratë për të kryer Umren

Duke kursyer monedha grumbulloi paratë për të kryer Umren

Mina Mustafa, 40 vjeçari nga fshati Hotël i Kumanovës, ka zgjedhur një mënyrë të pazakonshme për të kryer Umren (vizitë e vendeve të shenjta Islame). Ai të hollat që nevojiten për kryerjen e Umres, saktësisht 1200 euro, i ka grumbulluar vetëm duke kursyer monedha prej metali prej 10 denarë, 50 denarë, 1 euro dhe 2 euro. Edhe pse me mundësi të kufizuara, ai monedhat nuk i ka mbajtur asnjëherë në xhep, por ka vendosur t’i mbyllur në kavanozë.

Mina Mustafa i cili është i papunë dhe pa të ardhura mujore, me dëshirën e tij kujdeset për mirëmbajtjen e xhamisë së fshatit Hotël dhe ndonjëherë bënë edhe punën e muezinit, por të ardhura nga kjo xhami ka vetëm në muajin e Ramazanit. Përveç kësaj, ai mundohet që me shitjen e librave, parfumeve dhe sendeve tjera të vogla të fitojë pak para për t’u plotësuar kushtet dhe për t’i shkolluar dy vajzat e tij. Vajza e madhe është e regjistruar në shkollën e mesme të Medresesë në Shkup, ndërsa vajza e vogël ndjek mësimet fillore në shkollën e fshatit.

Exit mobile version