Ballina Lajmet Kosovë Dy autobusë me pelegrinë e alpinistë serbë ndalohen në Jarinje, nuk lejohen...

Dy autobusë me pelegrinë e alpinistë serbë ndalohen në Jarinje, nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dy autobusë me rreth 80 serbë janë ndaluar në Jarinje dhe nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë.

Kështu të paktën po raportojnë mediat serbe, të cilët thonë se të ndaluarit janë disa pelegrinë serbë dhe disa alpinistë, transmeton lajmi.net.

Sipas RTS-së, pelegrinët serbë kishin planifikuar t’i vizitonin disa nga objektet fetare në Kosovë, mirëpo pa u saktësuar se cilat.

Në lidhje me këtë ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ky i fundit ka thënë se veprimi i institucioneve të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjen për lëvizje të lirë.

Kujtojmë se ky veprim i serbëve vjen në ditën kur Kosova feston ditën e çlirimit, si dhe dy ditë pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën Ortodokse në Prishtinë, ku që prej 1998 nuk ishte mbajtur asnjë ritual fetar.

Exit mobile version