Pas suksesit të librit të tij të parë për fëmijë, “INARA MENDON”, autori dhe përkthyesi Hoxhë Enis Cakaj vjen me dy tituj të rinj edukativ për fëmijët, “ERINA ZEMËRMIRË” dhe “BLERINA TREGON TË VËRTETËN” të cilët janë quajtur “libra binjakë” nga vetë autori, pasi rrëfejnë histori të dy motrave binjake – Erina dhe Blerina – secila me karakterin e saj të veçantë, por të dyja me vlerat e larta morale që frymëzojnë.
Çdo histori është një pasqyrë e një mësimi të thjeshtë por thelbësor për jetën dhe zhvillimin moral të fëmijëve.
- “INARA MENDON” – një dialog i bukur mes Inarës dhe babait të saj, që ndihmon vogëlushen të kuptojë rëndësinë e të menduarit para se të veprojë. Një tregim që nxit reflektimin dhe krijimin e vetëdijes.
- “ERINA ZEMËRMIRË” – një rrëfim i mbushur me dashuri dhe ndihmë për të tjerët, ku Erina, me zemrën e saj të hapur, prek jetën e familjes dhe shoqeve me gjeste të vogla por të fuqishme dashurie.
- “BLERINA TREGON TË VËRTETËN” – një bisedë e ndjerë mes Blerinës dhe nënës së saj, ku sinqeriteti triumfon mbi frikën. Kjo histori i mëson fëmijëve se të thuash të vërtetën është gjithmonë zgjedhja më e mirë, sado e vështirë të duket ndonjëherë.
Këta libra nuk janë vetëm për t’u lexuar – janë për t’u përjetuar bashkë me fëmijët, në familje, në shkolla dhe jo vetëm.
Me ilustrime të bukura dhe një gjuhë të thjeshtë këta synojnë një botë ku fëmijët janë mendimtarë të vegjël dhe ndihmues të sinqertë.
____________________________________________________________
Librat mund t’i gjeni në këto pika fizike:
Dyqani Islam Ikra – Prishtinë
Mazaya – Prishtinë
Libraria Globi – Vushtrri dhe Prishtinë
Ndërsa për porosi online, janë të disponueshëm në:
– A Bookshop
– EBI.Libra (Instagram)