Ballina Lajmet Kosovë Dy persona të vdekur pas një aksidenti në Ferizaj

Dy persona të vdekur pas një aksidenti në Ferizaj

Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 04:10 të mëngjesit, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore ,ku e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK ku edhe më pas ka ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Exit mobile version