Ballina Lajmet Kosovë Dy të lënduar nga aksidentet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy të lënduar nga aksidentet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy aksidente zinxhirore kanë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në autostradën “Ibrahim Rugova”, sonte janë shkaktuar dy aksidente. Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur për lajmi.net se në njërin aksident janë përfshirë pesë vetura ndërsa në tjetrin gjashtë vetura. Ai ka theksuar se nga aksidenti i parë janë lënduar dy persona. “Në aksidentin e parë janë përfshirë pesë vetura dhe janë lënduar dy persona, ndërsa në aksidentin tjetër ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Krasniqi.
Exit mobile version