Ballina Lajmet Kosovë Dy të rinj protestojnë kundër festimit të ditës së Evropës

Dy të rinj protestojnë kundër festimit të ditës së Evropës

Dy të rinjve kosovarë me pankarta në duar kanë dalë në sheshin “Adem Jashari”, për të protestuar kundër festimit të ditës së Evropës.

Ky kundërshtim i tyre u bë para panairit që u organizua për ditën e Evropës, nga  Ministria për Integrime Evropiane.

Para mediave këta të dy kanë thënë se kanë dalë për të protestuar sepse Kosova po vazhdon të mbetet e izoluar duke iu shkelur edhe të drejtat themelore për lëvizje të lirë.

Në këtë ditë janë paraparë disa aktivitete, si vizatime, punime artistike si dhe performance live nga studentët e akademisë së muzikës.

Exit mobile version