Ballina Lajmet Kosovë Dy vjedhje të rënda në kryeqytet, arrestohen tre të dyshuar

Dy vjedhje të rënda në kryeqytet, arrestohen tre të dyshuar

Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur gjatë së dielës në kryeqytet. Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku është arrestuar një dyshuar pasi që i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, nga një kamion kanë vjedhur dy bateri në vlerë 300 €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa vjedhja tjetër ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kanë depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit dhe kanë vjedhur arkën me 100 € para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të dy rastet e vjedhjeve janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version