Ballina Lajmet Kosovë Dyshime për manipulim të votave, arrestohen e më pas lirohen 15 persona...

Dyshime për manipulim të votave, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

15 persona janë ndaluar nga autoritetet nën dyshimin për manipulim të rezultateve zgjedhore që lidhen me procesin e 28 dhjetorit në Komunën e Novobërdës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar më 25 shkurt dhe janë intervistuar në prani të organeve hetimore.

Me vendim të prokurorit të rastit, ata janë liruar më pas në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Rasti në Novobërdë është pjesë e një serie hetimesh që kanë nisur në disa komuna të vendit, pas dyshimeve për parregullsi dhe mospërputhje në numërimin e votave për kandidatët për deputetë.

Exit mobile version