Ballina Lajmet Kosovë Dyshimet për manipulim votash – Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43...

Dyshimet për manipulim votash – Prokuroria në Mitrovicë urdhëron intervistimin e 43 kryesuesve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar opinionin publik se ka urdhëruar hetimet Rajonale – Jug dhe Veri të Policisë së Kosovës, që të intervistohen dyzetë e tre kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimit të çdo rasti të dyshuar, me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version