Ballina Lajmet Kosovë Dyshohet për një mjet të pashpërthyer në Tokbashqe

Dyshohet për një mjet të pashpërthyer në Tokbashqe

Është raportuar për një mjet të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për tëvë1.info se po merren veprimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar të pashpërthyer në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version