Ballina Lajmet Kosovë Dyshohet për pesë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Dyshohet për pesë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Në QKUK po dyshohet për pesë raste me koronavirus.

Burime të lajmi.net brenda QKUK-së bëjnë të ditur se pesë persona po dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.

Lajmi.net ka kontaktuar Shpend Fazliun, zëdhënës në QKUK i njëjti ka thënë se përgjigjet pasi të bisedojë me drejtoreshën e Klinikës pasi për momentin ajo është në takim.

Një ditë më parë mostrat për dyshimet se janë prekur me koronavirus për pesë pacientët e shtrirë në QKUK kanë dal negative.

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë. 

Exit mobile version