Drama që nisi te familja dhe vijoi sa qe gjallë
Të enjten, më 26 mars, 25-vjeçarja Noelia Castillo, një vajzë që kishte qenë viktimë e abuzimit në familje dhe seksual për vite me radhë, u eutanizua në Spanjë. Vendimi i saj, pas vitesh beteje ligjore, ndau publikun dhe shkaktoi një debat të gjerë shoqëror.
Noelia tentoi vetëvrasje në vitin 2022 dhe pësoi një dëmtim të përhershëm të shtyllës kurrizore, duke mbetur kësisoj uloke. Që në moshë të re, ajo u përball me probleme të shëndetit mendor, prindër të varur, një qëndrim në institucione për të mitur dhe dhunë seksuale.
Edhe pse prindërit e saj protestuan kundër eutanazisë, gjykatat në Spanjë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, konfirmuan të drejtën e saj për një vendim të pavarur. Noelia mori një injeksion vdekjeprurës të enjten në një qendër rehabilitimi në Barcelonë.
Rasti i Noelia Castillo Ramos ka hapur një debat më të gjerë mbi të drejtën për jetë dhe autonominë personale. Ndërsa disa argumentojnë se shteti dhe shoqëria duhet të ruajnë jetën, të tjerë theksojnë se vendimi për jetën e dikujt i përket ekskluzivisht personit që vuan, sipas CNN.
Noelia mbeti konsistente me vendimin e saj, duke dashur të “shkojë në paqe” dhe t’i japë fund viteve të vuajtjeve. /tesheshi
