Një monitorues global i urisë ka paralajmëruar se e gjithë popullsia e Gazës është në rrezik kritik nga uria, ndërsa rreth 500,000 njerëz përballen me urinë ekstreme.
Sipas Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC), situata paraqet një përkeqësim serioz në krahasim me vlerësimin e fundit të bërë në tetor.
Raporti më i fundit analizon periudhën nga 1 prilli deri më 10 maj të këtij viti dhe përfshin parashikime për gjendjen deri në fund të shtatorit, sipas një përmbledhjeje të gjetjeve kryesore. /mesazhi