Ballina Sport Futboll “E ke ti fajin!” Shaqiri zbulon mesazhet pas shkarkimit të Mou

“E ke ti fajin!” Shaqiri zbulon mesazhet pas shkarkimit të Mou

Xherdan Shaqiri ka zbuluar mesazhet që ka marrë pasi u zyrtarizua shkarkimi i Jose Mourinho nga detyra e trajnerit të Manchester United, shkruan tch.

“Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë”, tha futbollisti i Liverpool për “The Guardian”.

“Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera”, shtoi Shaqiri.

Lojtari kosovar hyri në fushë kur ndeshja ishte 1-1 dhe shënoi dy gola për t’i dhënë 3 pikë “The Reds”-ave shumë të vlefshme në luftën për titull.

Exit mobile version