Ballina Sport Futboll E konfirmon Messi: Finalja në Katar e fundit për mua në një...

E konfirmon Messi: Finalja në Katar e fundit për mua në një Kupë Bote

Lionel Messi ka konfirmuar se e diela do të jetë mbrëmja e tij e fundit në një Kampionat Botëror, si lojtar.

Ikona argjentinase, Lionel Messi me sukses arriti ta çonte kombëtaren e Argjentinës në një tjetër finale të Kupës së Botës, me një fitore mbrëmë ndaj Kroacisë.

Pas ndeshjes, Messi është shprehur i lumtur që skuadra kapi finalen. Mes tjerash, ai konfirmoi se finalja e Katarit do të jetë e fundit ndeshje për të në një Kupë Bote.

“Jam shumë i lumtur që e përfundova udhëtimin tim në Kupat e Botës në një finale, që luaj ndeshjen e fundit në një finale. Kjo është me të vërtetë shumë kënaqësi,” u tha Messi gazetarëve pas lojës, përcjell lajmi.net.

“Gjithçka që kam jetuar në këtë Botëror ka qenë emocionuese, duke parë edhe sa shumë është shijuar në Argjentinë. Ka shumë vite nga ky vit në tjetrin. Nuk mendoj se do të mund ta bëj këtë. Të përfundosh në këtë mënyrë është e shkëlqyer”, shtoi ai.

Leo Messi aktualisht është realizatori më i mirë në Katar 2022 (baras me Mbappe) dhe me shumë gjasë do të shpallet lojtari më i mirë i turneut. Por, Kupa e Botës mbetet synimi i vetëm për të – që s’është arritur më parë.

Exit mobile version