Ballina Artikuj E ne, akoma jemi në autobus.., na vjedhin hajdutët dhe i falënderojmë...

E ne, akoma jemi në autobus.., na vjedhin hajdutët dhe i falënderojmë ata!!

Ahmed Halid Teufik

Nëpunësi mori rrogën dhe hipi në autobusin e mbushur plot me njerëz për të shkuar në shtëpi.
Në autobus ndodhej një hajdut, që ia vodhi paratë e rrogës së tij, dhe kur fatorinoja i kërkoi parat e biletës, punëtori nuk gjeti asnjë lek në xhep!
Fytyra iu skuq nga turpi dhe gjuha iu dridh.
Fatorinoja, me përqeshje i thotë: Turp për ty! Mendon se je i ndershëm dhe me vete nuk ke as paret e biletës?!
Hajduti u prek dhe me përqeshje i thotë: Vëlla, parat e biletës së zotërisë i paguaj unë!
Nëpunësi i ndershëm buzëqeshi dhe i thotë hajdutit: Allahu të begatoftë dhe i shtoftë shembujt si ti, o zotëri!
Disa pasagjerë të tjerë filluan ta lavdërojnë hajdutin dhe ta falënderojnë për moralin e tij të lartë! Luteshin për të, që Allahu ta begatonte dhe t’i shtonte shembujt si ai!
Që nga ai moment, numri i hajdutëve është në rritje dhe në shtoje, dhe akoma marrin falënderime dhe vlerësime..!
E ne, akoma jemi në autobus.., na vjedhin hajdutët dhe i falënderojmë ata!!”
___________________
Dr. Ahmed Khalid Teufik,
profesor, doktor dhe autor egjiptian (1962-2018)

Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version