Pse nuk e kujtojmë se dita më e bukur do të jetë dita kur do ta takojmë mëshiren e Zotit tonë?
Pse harrojmë se do të jemi në duart e më të Mëshirshmit – Atij që është më i dhembshur me ne sesa nëna me fëmijën e saj?
Profeti ﷺ pa një nënë që mbante fëmijën e saj me dhembshuri dhe tha:
“Zoti ynë është më i mëshirshëm me ne sesa kjo nënë me fëmijën e saj.”
Kemi nevoj të flasim për gjendjen e të mirëve në varret e tyre!
Të përmendim shpresën, paqen dhe dritën që ata gjejnë – që edhe ne të shtyhemi të jemi prej tyre?
Hoxhë Halil Avdulli
