Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ‘E pafalshme’, Kremlini reagon pasi Biden cilëson Putin ‘kriminel lufte’

‘E pafalshme’, Kremlini reagon pasi Biden cilëson Putin ‘kriminel lufte’

Kremlini ka reaguar menjëherë pas komentit të presidentit amerikan Joe Biden, i cili për herë të parë i është drejtuar homologut të tij rus si ‘kriminel lufte’.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini ka thënë se komentet janë ‘retorikë e papranueshme dhe të pafalshme’.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Biden u shpreh “Unë mendoj se ai është kriminel lufte”.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shpjegoi se fjalët e presidentit buruan ‘nga zemra dhe nga ato çfarë ka parë në televizor’, duke i përshkruar si ‘aktet barbare të një diktatori të dhunshëm përmes pushtimit të një vendi të huaj’.

Ajo shtoi se Departamenti amerikan i Shtetit ka ndërmarrë një proces ligjor për të hetuar pretendimet për krime lufte.

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkuren se SHBA po kërkon të zbulojë prova të forta për të vërtetuar nëse forcat ruse po bombardojnë qëllimisht mbi civilët. /euronews

Exit mobile version