Ndërkohë që të gjithë ndjehemi të kërcënuar e deri diku të sfiduar nga teknologjia, kjo e fundit duket se nuk njeh të ndalur!
Mund ta kishim përgatitur veten se në një të ardhme vendet tona të punës mund të zëvendësoheshin nga robotë humanoidë.
Ose që pjesë të jetës sonë të kishim robotë të cilët bëjnë punët e shtëpisë, gatuajnë, pastrojnë e shumë të tjera …, por kurrsesi se një ditë do të shihnim dy robotë që përleshen me njëri-tjetrin. Jo vetëm kaq ata ngjiten në ring dhe bëjnë kikbosk.
Tingëllon e çuditshme, por kjo ka ndodhur në Konkursin Botëror të Robotikës të Medias së Kinës, i cili përfshin demonstrime dhe ndeshjet nga robotë.
Robotët humanoidë janë të prodhuara nga kompania “Unitree Robotics”. Kjo është gara e parë në botë që përfshin në ndeshjet e boksit robotë humanoidë
