Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E reja muslimane vritet brutalisht në Gjermani – dyshohet motiv racist

E reja muslimane vritet brutalisht në Gjermani – dyshohet motiv racist

Rahma Ayad

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Arnum, në afërsi të Hanoverit, Gjermani, ku mëngjesin e së premtes u vra brutalisht 26-vjeçarja Rahma Ayad, me origjinë nga Algjeria.

E reja u qëllua me thikë në banesën e saj dhe, sipas dëshmitarëve, ajo ka dalë e gjakosur duke kërkuar ndihmë, para se të rrëzohej në korridorin e fqinjit. Policia arrestoi një 31-vjeçar gjerman, banor i të njëjtës ndërtesë, i cili u gjet i mbuluar me gjak në vendin e krimit.

Aktualisht nuk janë ngritur ende akuza zyrtare, por hetimet po vazhdojnë dhe përfshijnë dyshime për motiv racist, pasi sipas dëshmive, Rahma ishte ngacmuar më parë nga i njëjti fqinj për shkak të mbajtjes së hixhabit.

Rahma ishte zhvendosur nga qyteti Oran i Algjerisë në Gjermani për të ndjekur trajnim në fushën e infermierisë. Jeta e saj u ndërpre tragjikisht në moshën 26-vjeçare. /mesazhi

Exit mobile version