Ballina Lajmet Rajon dhe Botë EBA thonë se ofensiva e Hamasit është një përshkallëzim ‘i rëndë’

EBA thonë se ofensiva e Hamasit është një përshkallëzim ‘i rëndë’

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë përshkruar sulmet e Hamasit si një “përshkallëzim serioz dhe të rëndë”.

“Ministria vajton thellësisht humbjen e jetëve izraelite dhe palestineze si rezultat i shpërthimit të dhunës dhe u bën thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe të shmangin një zgjerim të dhunës së tmerrshme me pasoja tragjike që prekin jetën dhe objektet e civilëve”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.

Ministria shtoi se ishte “e tmerruar” nga raportimet se civilët izraelitë u morën si pengje nga banesat e tyre nga luftëtarët e Hamasit. /mesazhi

Exit mobile version