Qindra qytetarë të Serbisë po marrin pjesë në shënimit e ‘Betejës së Kosovës’, në Gazimestan, apo siç njihet ndryshe edhe festa e Vidovdanit.
Si në ç’do festë serbët shpalosin simbole kombëtare e krishtere për këtë ngjarje.
Aty nuk kanë munguar as edhe flamuri i shtetit të Rusisë, transmeton lajmi.net.
Beteja e Kosovës është zhvilluar në vitin 1389 dhe përkujtohet me ceremoni për çdo vit në datën 28 qershor.
Po në këtë datë, në vitin 1989 Sllobodan Milloshevic kishte për të mbajtur një fjalim që në vete përmbante urrejtje ndaj popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë.
