Ballina Artikuj Edhe këtë vit po e filloj me këto fjalë të mençura

Edhe këtë vit po e filloj me këto fjalë të mençura

Hoxhë Halil Avdulli

1. Një bisedë me një të mençur vlen më shumë se dhjetë vjet lexim librash.
Henry Wadsworth Longfellow
2. Korrupsioni i gjyqësorit çon në shkatërrimin e shteteve.
Ibn Halduni
3. Nëse doni ta mposhtni ankthin dhe të filloni të jetoni, numëroni bekimet e Zotit mbi ju, në vend që të numëroni problemet tuaja.
Dale Carnegie
4. Të jesh i sinqertë do të thotë të jesh armik i të gjithëve.
Gibran Khalil Gibran
5. Është e nevojshme ta kesh dëshiruar vdekjen, për të ditur vlerën e jetës.
Winston Churchill
6. Mirësia e fjalëve krijon besim, mirësia e mendimit zgjidh vështirësi dhe mirësia e dhurimit krijon dashuri.
Lao Ce
7. Nuk njoh mëkat më të madh sesa të persekutosh një të pafajshëm në emër të fesë.
Mahatma Gandhi
8. Shpesh, fjalët që ke frikë t’i thuash janë pikërisht fjalët që duhen thënë.
George Bernard Shaw
9. Një ditë pa të qeshur është një ditë e humbur.
Charlie Chaplin
10. Askush nuk mund të të zërë pritë, përveç atyre që i njohin mirë lëvizjet e tua; ndaj mos i trego askujt se ku synon të mbërrish, nëse dëshiron të mbërrish i sigurt.
11. Nuk do ta respektoj botën për sa kohë që ekziston një fëmijë me zemër të thyer.
Che Guevara

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version